Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt, analiza e VOA: Zgjedhjet fiktive në Rusi dhe protesta kundër Putinit

Aktualitet E shtunë, 16 Mars 2024 20:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të zgjasin sundimin e presidentit Vladimir Putin edhe për gjashtë vite. Zgjedhjet janë fiktive, pasi kundërshtarët politikë të Presidentit Putin, janë në burg, në mërgim dhe kundërshtari më i ashpër i tij, Alexei Navalny vdiq në burg.

Pas vdekjes së tij shumë pikëpyetje u ngritën mbi të ardhmen e aksionit opozitar në Rusi. Ekipi i Navalnyt thotë se do të vazhdojë përpjekjet kundër sundimit të Presidentit rus, ndërsa një provë e fortë pritet të jetë protesta që do të mbahet ditën e nesërme, me thirrjen “Mesdita kundër Putinit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas vdekjes së kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili humbi jetën papritur muajin e kaluar në një burg të Arktikut, ekipi i tij gjendet përballë një sfide: Të mbajë gjallë lëvizjen opozitare kundër Presidentit Vladimir Putin nën shembullin e ish-udhëheqësit.

Një provë e rëndësishme pritet të shënohet të dielën, dita e fundit që rusët mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, që shihen gjerësisht më shumë si një formalitet sesa si një votim për demokraci. Ekipi i Navalnyt po u kërkon rusëve të dynden në qendrat e votimit të dielën në mesditë për të treguar pakënaqësinë e tyre për sundimin e Putinit dhe luftën e nisur nga ai kundër Ukrainës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thirrja për protestën nën moton “Mesdita kundër Putinit” është bërë nga e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya. Mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur mendime të ndryshme për aksionin opozitar. “Me vdekjen e Navalnyt duket se gjithçka u shkatërrua. Edhe pse bashkëshortja e tij, Julia, mori mbi supe aksionin e tij nuk mendoj se do të jetë njësoj si në kohën e Alexeit. Për këtë arsye dyshoj se në Rusi do të bëhet më mirë”, thotë Valery, një banor në Moskë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 8 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 10 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh

“Fakti që kaq shumë njerëz u shfaqën në funeralin e tij, për mua ishte e papritur, sepse mendova se gjithçka kishte vdekur në Rusi. Por kur pashë pjesëmarrjen, aq shumë njerëz, kuptova se nuk i dija të gjitha”, thotë Maria, banore në Moskë. Vetëm disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, zonja Navalnaya u shpreh e vendosur për të vazhduar misionin e tij.

Muajin e kaluar, ajo foli në Parlamentin Evropian, u takua me Presidentin amerikan Joe Biden dhe u kërkoi vendeve perëndimore të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Rusi. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj njerëzve të aftërt me presidentin rus.

“Vetë Navalny shmangu përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie me qeveritë perëndimore, sepse ai mendonte se kjo ishte një betejë që duhej fituar në Rusi. Dhe mendoj se ai ishte pak i shqetësuar se kjo do të ishte ishte një njollë për opozitën, mund ta bënte të duket si një projekt perëndimor. Në situatën aktuale mendoj se njerëzit do të vlerësojnë nëse duhet të vazhdojë të ndiqet ky parim apo jo”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.

Përpara zgjedhjeve, ekipi i Navalnyt u bëri thirrje mbështetësve që të votojnë për çdo kandidat tjetër përveç Putinit, ose ta bëjnë fletën e votimit të pavlefshme. Ekspertët thonë se protesta e së dielës do të jetë një provë mbi ndikimin që mund të ushtrojnë në Rusi, opozitarët që gjenden jashtë vendit.

“Ka pyetje për të cilat opozita ruse po përpiqet të gjejë përgjigjet. Njëra prej tyre është: Çfarë mund të bëhet në të vërtetë në Rusi? Disa përgjigje mund t’i marrim nga pjesëmarrja në ditën e zgjedhjeve. Do të shohim nëse do të ketë përshkallëzim dhe se si do të reagojë regjimi ndaj protestës. Unë mendoj se po synojnë t’u dërgojnë një mesazh njerëzve në Rusi se nuk janë vetëm, se opozita në mërgim do t’i mbështesë. Por pyetja tjetër është se si do t’i mbështesin ata njerëz atje?”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.

Grupi i pavarur që mbikqyr zgjedhjet në Rusi, Golos, raportoi se zyrtarët në të paktën një rajon po udhëzohen të raportojnë në polici grumbullimet e mëdha pranë qendrave të votimit.

Prokuroria në Moskë paralajmëroi të enjten mbrëma se tubimet e paautorizuara pranë qendrave të votimit “që mund të pengojnë qytetarët të ushtrojnë lirisht të drejtën e votës dhe punën e komisioneve zgjedhore”, janë një vepër penale që dënohet deri në pesë vjet burg. Edhe pse gjenden në mërgim, kundërshtarët e Putinit janë tejet të rrezikuar. /VOA/

Etiketat e lidhura

Alexei Navalny
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 8 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 9 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 10 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.