Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E bardha e Ernest Koliqit i veshur me të bardha

Aktualitet E diel, 15 Janar 2023 11:26
E bardha e Ernest Koliqit i veshur me të bardha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

ROLAND QAFOKU

Kjo është një fotografi jo shumë e njohur për google. E kam botuar për herë të parë në librin “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, botim 1 i “Onufrit” në 2015 dhe botimi 2 po i “Onufrit” në 2017. Në qendër është kryeministri i 18-të i shtetit shqiptar Maliq Bushati, në këtë moment ministër i Brendshëm dhe në krahun e majtë të tij ndodhet Ernest Koliqi. I përket vitit 1940 dhe vendi i shkrepjes së fotos është në Shirokë të Shkodrës. I veshur në kostum të bardhë, Koliqi është personi me syze që mban kravatë të zezë, thile po të zezë në xhep dhe me këpucë të dizenjuara bardh e zi. Në foton tjetër kam nxjerrë të cut-uar një pjesëz nga shkrimi itj “Fjala qet fjalën” në revistën “Shejzat” numri i janar-shkurt 1965, të firmosur me pseudonimin “Hilushi”. Është rrëfimi për një malësor të thjeshtë me emrin Binak Kola dhe raportin e tij besnik ndaj Kanunit, por që më shumë del në pah karakteri i tij duke ia kaluar edhe të shkolluarëve për “ndjesina më të nalta shoqnore se na” siç e perifrazon Koliqi. Lexojeni dhe shijojeni një detaj të bukur në gegenishten e bukur të Koliqit!

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 4 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 8 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 11 orësh

Si sot 48 vjet më parë, më 15 janar 1975, Ernest Koliqi vdiq në Romë duke lënduar jo vetëm zemrat e familjarëve, të atyre që e njohën por të gjithë atyre shqiptarëve që e vlerësuan për atë që ai përfaqësoi në jetë. Në fakt opinioni për të ka qenë i pamëshirshëm dhe i ndarë me thikë, pro dhe kundër, me shumë dashuri dhe me shumë urrejtje, ashtu siç ishte edhe jeta e tij e ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë. Një nga figurat më të mëdha që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës, shkrimtar, poet, publicist, përkthyes, politikan, ai u trajtua si armik nga regjimi komunist përse ishte ministër i Arsimit në qeverinë fashiste. Kryeministri Maliq Bushati u pushkatua në vitin 1946 dhe eshrat e tij nuik janë gjetur. Merret me mend se ç’do ti kishin bërë Koliqit komunistët nëse nuk do ishte larguar pas lufte në Itali. Po çfarë bëri Ernest Koliqi si ministër? Mjafton fakti që dërgoi qindra mësues në Kosovë për të përhapur gjuhën dhe kulturën shqipe dhe fraza kolaboracionist për të bie poshtë. Rrjedhimisht, vendi i tij është i denjë për të qenë në piedestal në historinë e Shqipërisë. E kam lexuar dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje debatin rreth studimit të shokut tim të shkollës Auron Tare me titull “Dritëhije në histori. Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”. Kam biseduar gjerë e gjatë vetë me të, madje edhe e kam intervistuar për emisionin tim. Por vetë nuk mbaj pozicion në këtë debat. Dhe a e dini pse? Është hedhur aq shumë baltë ndaj Ernest Koliqit saqë si fillim duhen dekada që figura e tij të pastrohet dhe vetëm më pas ai të studiohet. Një nga përfaqësuesit më cilësorë të letërsisë shqipe së viteve ‘30-të dhe si kërkues shkencor, ai u ndalua për 50 vjet në tokën amë dhe ky është krimi më i madh që i është bërë figurës së tij. Duhet ta mësojmë, ta lexojmë dhe ta njohim veprën e tij dhe më pas të nisim nga opinionet. Unë jam i bindur që Koliqi ende nuk njihet nga masa e njerëzve. Për atë që bëri dhe la, Ernest Koliqi e ka vendin në panteonin e letërsisë shqipe. Lexoni vetëm, një numër të kryeveprës së tij, “Shejzat” dhe do bindeni! Nivel i lartë i krijimeve letrare por edhe studimeve për letërsinë dhe më gjerë. Një letërsi e bardhë siç Koliqi është veshur në foton që po botoj. Nderim për këtë kalorës të munguar të letrave shqipe!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.