Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 10:04 Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“E bëri sërish për herë të tretë”! Mediat italiane: Gjunjëzimi i Ramës para Melonit është kthyer në një ritual

“E bëri sërish për herë të tretë”! Mediat italiane: Gjunjëzimi i Ramës para Melonit është kthyer në një ritual

Aktualitet
E premte, 11 Korrik 2025 09:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka bërë xhiron e rrjetit në Itali dhe jo vetëm me uljen e tij në gjunjë para Giorgia Melonit, veprim të cilin e ka kthyer në traditë sa herë që pret ose pritet nga kryeministrja italiane.

Lidhur me këtë veprim të kryeministrit kanë shkruar edhe mediat italiane. “Libero Quotidiano” shkruan se kryeministri ashtu si në maj gjatë vizitës së Melonit në Tiranë, u gjunjëzua dhe sot para homologes italiane. Gjithashtu në artikull thuhet se vlerësimi mes dy liderëve u forcua edhe me marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës zyrtarë mbi çështjen e migracionit.

“Ashtu si majin e kaluar gjatë vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Tiranë, kryeministri shqiptar mbërrin në Romë për seancën plenare të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës dhe gjunjëzohet para homologes së tij italiane. ama gjunjëzohet në mënyrë dramatike, me duart e kapura me njëra-tjetrën, para fotografëve dhe kamerave televizive që janë gati të kapin përshëndetjen e tij zyrtare me Kryeministren, mikpritësen. Pastaj përqafohen përpara se të shkëmbejnë disa fjalë të përzemërta. Vlerësimi midis dy udhëheqësve lindi vite më parë dhe u forcua nga marrëveshjet Romë-Tiranë mbi emigracionin. Një protokoll që ka zemëruar opozitën (dhe madje edhe disa avokatë). Kjo ndodh edhe sepse fyerja është e dyfishtë: Rama është socialist dhe aleat i Partisë Demokratike në Parlamentin Europian. Shkurt, jemi në prag të tradhtisë njerëzore dhe politike.”, thuhet në artikullin e “Libero Quotidiano”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër media, “Secoloditalia” shkruan se këtë veprim, Rama po e bën për herë të tretë. Në artikull thuhet se kryeministri e kishte përshëndetur Melonin në të njëjtën mënyrë gjatë takimit të tyre në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi më 15 janar, në të cilën pikë Meloni e qortoi me shaka për atë që bëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Edi Rama e bëri përsëri: për herë të tretë, ai u gjunjëzua para Giorgia Melonit. Skena, e cila e ka përfshirë tashmë Kryeministrin shqiptar në të paktën dy raste, u përsërit në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, gjatë ceremonisë së mirëseardhjes së udhëheqësve vizitorë nga Kryeministri.

Mund t'ju interesojë

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Para 21 minutash
Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kri...

Para 54 minutash
Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Para 1 ore

Kryeministri shqiptar e kishte përshëndetur Melonin në të njëjtën mënyrë gjatë takimit të tyre në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi më 15 janar (madje duke i dhuruar edhe një shall për ditëlindje), në të cilën Meloni e qortoi me shaka: Duhet ta ndalosh këtë histori. Një sugjerim që Rama nuk e mori parasysh: në fakt, më 16 maj ai e bëri përsëri, duke e mirëpritur Kryeministrin në Tiranë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.”, thuhet në shkrimin e shoqëruar me video të Ramës dhe Melonit në Abu Dhabi.

Ndërkohë, Konferenca dyditore për Rimëkëmbjen e Ukrainës, ku Rama po merr pjesë është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Pjesëmarrës do të jenë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizata ndërkombëtare, institucione financiare dhe sektori privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë
Para 21 minutash

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 54 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 1 ore

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 1 ore

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 13 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 17 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 12 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 3 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.