E bija e akuzoi babanë për ngacmim seksual, ai e ngatërroi me gruan

Rastet kur fëmijët akuzojnë prindërit për abuzim, po kthehen në një makth, por edhe të akuzuarit në shumë raste kanë marrë përsipër peshën e fajit. Një gjë e tillë ka ndodhur me një 45 vjeçar, i cili për fat të keq ka ngatërruar vajzën me gruan. Të paktën këtë gjë ka pohuar ai, teksa ai tashmë është vënë në pranga. “Kujtova se ishte gruaja. Vajzën e preka pa dashje në organet gjenitale”. Kështu u shpreh babai 45-vjeçar, i akuzuar nga vajza 14-vjeçare për ngacmim seksual. Policia e Fierit ka vënë sot në pranga 45-vjeçarin Altin Xhafa, i shpallur në kërkim pas denoncimit nga vajza e tij e mitur për ngacmim seksual.

Vajza ka kallëzuar babanë e saj se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Altin Xhafa, banues në Fier, u shpall në kërkim një ditë më parë, ndërsa u vu në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, por vajza e ka mbajtur të fshehtë duke mos i treguar as nënës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm 24 orë më parë, ajo ka bërë denoncim në polici së bashku me të ëmën. Ndërkohë, mësohet se çifti kishte 1 vit që ishin të ndarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?