E bujshme/ Mundësi Valiev rikthehet nê garë për medalje bronzi në Lojërat Olimpike

during the Olympic Games Wrestling match round of 16 at the Eiffel Tower Champ de Mars Arena in Paris, France on the August 9, 2024 ©Barry Aldworth/BackpagePix

Chermen Valiev nuk ia doli të shkonte më shumë se çerekfinalja në Lojërat Olimpike. Mundësi që përfaqëson Shqipërin në Lojërat Olimpike “Paris 2024” u mposht nga uzbekistanezi, Jamalov Razambel, në disiplinën 74 kg.

Gjithsesi një lajm mjaft i mirë nga vjen nga Franca. KOKSHka njoftuar se Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit.

E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Uzbekistani, Jamalov në gjysmëfinale.

Njoftimi i KOKSH:

Chermen Valiev rikthehet në garë për medaljen e Bronzit. Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i Team Albania ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit

Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00. Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit.

SHKARKO APP