E cilësoi Bylisin qytet grek. Ceka: Sgarbi gazetar që kërkon dhe do gjejë belanë
Ditët e fundit, publicisti dhe gazetari i njohur italian Vittorio Sgarbi po kalon pushimet në jug të Shqipërisë. Sgarbi nga pushimet e tij në Shqipëri ka publikuar në Instagramin e tij edhe një foto nga Bylisi, të cilin e quan qytet antik grek.
Kjo ka sjellë reagime të forta, ndërkohë në studion e emisionit ‘Top Talk’ në Top Channel për të diskutuar rreth kësaj deklarate ka qenë i ftuar arkeologu Neritan Ceka.
Teksa u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse Sgarbi provokoi apo shprehu atë që ai beson dhe di për Bylisin, Ceka ka thënë se Zgarbi mendon se kudo që ka teatër është qytetërim grek.
“Zgarbi është i një kulture Evropiane, për të cilët çdo gjë, është e kulturuar dhe ku ka teatër e ku ka mure si Bylisi. Ku gjendet një mbishkrim, skulpturë patjetër duhet të jetë greke. Sipas konceptit të vjetër, në edukatën perëndimore, bota antike ndahej në barabarë dhe grekë. Po edhe tek grekët “barbarë” janë ata që flasin ndryshe. Konsiderohen edhe popujt e tjerë që nuk flasin greqisht.” tha Ceka.
“Deri në vitin ’60, ku shkruan Plini i vjetër… për ku është Selenica sot, dilte zjarr dhe kishte një flakë të vazhdueshme. Banorët e atëhershëm e nderonin. Ishte një vend kulti ku mblidheshin apolloniatët. Shpesh herë quheshin Nekfeu i Apolonisë. Po, Plini që ishte studiues i fenomeneve natyrore thotë se aty pranë banojnë Bylinët dhe Amantët barbarë. Pavarësisht se kishte teatër që në shekullin e tretë para Erës Sonë. Pavarësisht kësaj Bylisi, Plini i quan barbarë se nuk ishin grekë. Nëse zoti Sgarb që është njeri i kulturuar dhe njeh antikitetin, madje për grekët dhe romakët paraardhësit e Sgarbit romakët ishin barbarë. Megjithëse ka këtë kulturë, po të kishte pasur dikë që ia shpjegon, se ka qenë mik i qeverisë. Duhet të dijë nga një njeri normal. Që gjatë gjithë lëvizjes… se ka qenë edhe në Butrint, ka qenë në Apolloni” tha Ceka.
Më tej Ceka është pyetur nëse ka një përgjigje për Sgarbin në lidhje me deklaratat e tij që sollën shumë reagimi. Ceka është shprehur me një shprehje të popullit shqiptarë duke thënë “lere të shkojë se e gjen vetë belanë”
“Shqiptari thotë: Lere të iki se do e gjejë vetë belanë. Unë e vlerësoj shumë, por ky s’ka nevojë t’i gjesh belanë se e hap vetë.” tha Ceka.