E çuditshme: Qeveria dhe Bashkia lejojnë 20-katshin tek diga e Liqenit. Pazare eurosh?!

I shumëpërfoluri pallati 20-katsh ku ishte dhënë leja nga Lulzim Basha tek diga e Liqenit të Tiranës e që ishte pezulluar me vendim qeverie, ka filluar këto ditë punimet. Asnjë nuk flet. As nga Qeveria! Folën e kritikuan për këtë leje që rrezikon edhe digën, por dëmton edhe mjedisin në atë zonë dhe tashmë asnjë nuk flet. Ka një vendim qeverie që bllokon këtë leje të Lulzim Bashës. Por fillimi i punimëve pa zhurmë e ku nuk flet asnjë  tregon se diçka është luajtur gjatë kësaj kohe. Ose pazare mes palëve PD e PS, pra mes bashkisë dhe kryeministrisë, ose në këtë investim ka deputetë të PS-së që nuk duan t’ia dijnë për Edi Ramën dhe kjo ka sjellë  fillimin e punimeve duke mos dëgjuar zërin e qytetarëve.

E mira duhej të ishte që kryeministria të prononcohej për arësyen pse nuk e njeh VKM e saj. Nëse nuk sqarohet publiku kjo tregon mungesë serioziteti të Qeverisë, por edhe lë të hapur mundësinë e pazarëve nën dorë mes palëve.

SHKARKO APP