E dha Saliu dhe e firmosi Rama

 

 

Ka plasur sherri në Lagunën Blu në Qerret në Kavajë ku është një fshat turistik me 204 familje për një pallat që po ndërtohet mu në bregdet. A. Frangaj dhe S. Mane kanë marrë leje për të ndërtuar në fushat sportive të fshatit buzë detit. Fillimisht lejen e ka dhënë PD në kohën e saj e më pas e ka miratuar edhe Rama kur erdhi në pushtet. Familjarët janë të revolutar nga ky ndërtim në bregdet dhe kanë bërë letra e sms kudo nëpër shtet, por Rama hesht e Saliu qesh majë pallatit. Ndërkohë selia blu e Lulzim Bashës nuk ka pranuar të heshtë. Ajo ka folur sot. Partia Demokratike denoncoi  një leje ndërtimi në Golem, ku do të shkatërrohet një park lojërash, sipas saj, për ngritjen e një godine biznesi, mu në bregdet.


Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha në një dalje për mediat se kryeministri Rama po vepron me dy standarde, nga njëra anë prishja e banesave për të pamundurit dhe nga ana tjetër privilegji dhe hatri për miqtë e pushtetit.

"Ligji i Maliqit për të pamundurit dhe privilegji e hatri për miqtë janë shfaqur së fundmi në formën më arrogante të mundshme në bregdetin e Golemit, ku Edi Rama ka dhënë leje për prishjen e ambjenteve sportive e të përbashkëta për banorët, në resortin Laguna Blu, duke lejuar që aty të hedhë shtat një ndërtim skandaloz. Me firmën e Edi Ramës po grabitet një pasuri publike për t’u kthyer në biznes për klientelën e tij dhe për ata që kërkon t'i nënshtrojë", tha Strazimiri.

Deputeti demokrat tha se kjo ndodh në kohën kur Edi Rama ka shembur e bërë hi mijëra ndërtime të ligjshme apo në legalizim, të ngritura me mundin e djersën e të pamundurve të ketij vendi.
"Kryeministri oksidental po zhduk një hapësirë sportive të përbashkët, për t’ua dhënë përsëri për ndërtim “Koçove” të tij", tha gjithashtu Strazimiri.
Në fund, Partia Demokratike kërkon ndalimin e punimeve dhe shprehet se regjimi me dy standarde, sipas saj, i ka ditët e numëruara.

Sot në lidhje me këtë ndertim kanë shkruar ashpër edhe dy analistët më të njohur Andi Bushati e Mero Baze. Por mësohet se ka reaguar edhe Veton Surroi nga Kosova i cili ka shtëpinë në Laguna Blu e është shprehur i skandalizuar nga ndërtimi në mjedis sportiv e të përbashkët.

Pas kësaj Laguna Blu nuk mund të quhet më fshat turistik por lagje në ndërtim.Përveçse çdo familjar paguan 39000 lek të reja në vit për Bordin e Administrimit të fshatit, ata i paguajnë shtetit edhe një taksë banese prej 110000 lek të reja në vit .  

SHKARKO APP