E dhunon dhe e hedh nga kati i tretë, bashkëjetuese dhunues e kërcënoi gruan edhe në spital
Në grua e dhunuar nga bashkëjetuese, që më pas u hodh nga kati i tretë i pallatit në Kamëz, është më shumë se një krim. Gruaja e cila doli nga gjendja e rëndë ia rrëfeu ngjarjen fëmijëve dhe jo policisë. Në pranga ra Dilaver Idrizi, i moshës 61-vjeç i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Historia horror nis pas tetë marsit, kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit. Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit, pasi gruaja nuk kishte telefon dhe e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas.
Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje.
Historia u bë publike nga e bija, që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte. Vajza tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”. Më tej gruaja ka thënë edhe se ”pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.