“e-Di”, aplikacioni ekskluziv i kontrollit prindëror nga AMC

Të gjithë abonentët e AMC kanë mundësi të mësojnë vendndodhjen e saktë të fëmijëve apo pjesëtarëve të tjerë të familjes përmes aplikacionit më të ri, që kompania ka hedhur në treg. “e-Di” është një shërbim për të lokalizuar vendndodhjen e fëmijëve dhe anëtarëve të moshuar të familjes, i cili i mundëson përdoruesit që të jetë gjithmonë i lidhur me familjen e tij. Aplikacioni “e-Di”, i cili vjen ekskluzivisht për abonentët e AMC, thjeshton kontrollin prindëror, duke filluar që nga njoftimi për vendndodhjen e fëmijëve apo të afërmve, e deri në fshirjen e të dhënave kur telefoni  juaj ka humbur.

Përmes “e-Di” mund të krijohet një llogari me jo më tepër se 3 numra dhe duke përdorur opsione që mundësojnë krijimin e zonave të sigurisë dhe gjenerimin e njoftimeve kur anëtarët e familjes largohen apo hyjnë në zonat që përcaktohen nga vetë abonentët; lokalizimin e anëtarëve të familjes në kohë reale; dërgimin e alarmeve për familjen përmes telefonit tuaj te të gjithë anëtarët e familjes në grupin që keni krijuar në “e-Di”; dërgimin e alarmeve tek të gjithë anëtarët e grupit në “e-Di” në rastet kur nevojitet ndihmë; përfshirjen në grup të një anëtari të moshuar të familjes dhe me anë të shërbimit “e-Di” abonentët të njoftohen kur ky pjesëtar i rëndësishëm i familjes ka nevojë për ndihmë. “e-Di” është i disponueshëm në iPhone, iPad, Android, Windows Phone, Windows 8 dhe në Web.

Muajin e parë, të gjithë abonentët AMC do ta përfitojnë këtë shërbim pa pagesë. Pas muajit të parë, çmimi do të jetë 200 lekë (TVSH e përfshirë). Abonentët mund ta aktivizojnë këtë shërbim me anë të një SMS, përmes menusë “AMC Easy” dhe në çdo dyqan AMC. Për më tepër mund të vizitoni dhe faqen www.amc.al/edi.

SHKARKO APP