E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të këndshme në mbarë vendin

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat qendrore, ndërsa në veri dhe lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kalimtare.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra. Në zonat malore të juglindjes dhe jugut parashikohen reshje të izoluara, të shkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Deti Adriatik dhe ai Jon do të kenë valëzim të ulët, me forcë 1–2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?