E diela nis me diell, ja sa pritet të shënojnë termometrat
Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot kryesisht të kthjellët, ndërsa në disa zona të vendit do të shfaqen vetëm vranësira të lehta dhe kalimtare.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 11°C në zonat verilindore deri në 21°C në bregdetin jugor. Gjatë mesditës, termometri do të ngjitet deri në 34°C në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë priten temperatura maksimale prej 33°C, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë rreth 32°C.
Era do të fryjë nga jugu me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s, por në zonat bregdetare dhe ato luginore herë pas here do të ketë forcim të saj, duke arritur deri në 18 m/s.
Në det pritet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.
Në tërësi, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell për shkak të temperaturave të larta.
KOHA JONË SONDAZH

