FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E dielë, stuhi ere dhe reshje të dendura shiu

Moti në këtë të dielë, do të jetë në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?