E djathta fiton bindshëm, ja çfarë ndryshon për shqiptarët në Itali

Giorgia Meloni është fituesja në zgjedhjet parlamentare në Itali, dhe kjo shënon një kthesë domethënëse në politikën e vendit fqinj. Jo vetëm që 45-vjeçarja do të mbetet në histori si kryeministrja e parë femër në atë vend, por është dhe përfaqësuese e së djathtës konservatore, që për herë të parë fiton zgjedhjet.

Si do të ndikojë fitorja e bindshme e forcave të djathta në jetën e komunitetit shqiptar aty? Sipas Besian Zogajt, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjasat janë që shumë pak të ndryshojë.

”Shoh shumë fytyra të mërzitura, por nuk ka arsyeje. Qeveritë e djathta italiane kanë bashkëpunuar me fakte me Shqipërinë, nga partneriteti strategji te marrëveshjet tregtare, ndërkohë që ne kemi 12 vjet që nuk kemi thelluar partneritetin me atë vend”, thotë ai për A2 CNN.

Agjenda e njohjes së pensioneve është çështje thelbësore për shqiptarët që tashmë prej dekadash punojnë aty. “Nuk besoj se do preken, është në interesin e përbashkët, kemi edhe ne një komunitet italian në Shqipëri. E vërtetë është se kjo marrëveshje është iniciuar nga një parti e majtë si Partia Demokratike, por në fund nuk besoj se do kemi lajme të këqija”.

SHKARKO APP