”E duam Shqipërine pa Edi Ramën”, marshim drejt bulevardit
Qindra e mijëra shqiptarë po marshojnë në këmbë drejt sheshit “Skënderbej” për t’iu bashkuar me protestën madhështore që ka nisur para kryeministrisë. Në këmbë po vijnë gjithashtu edhe banorët e ”Unazës së Re”.
Me thirrjet: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramen” dhe “Rama ik”, po i afrohen bulevardit për tu bashkuar me protestën kombëtare të opozitës.
Policia ka bërë të ditur se i ka dhënë leje opozitës të qëndrojë në shesh deri në orën 20:30, burime nga PD thonë se ky orar nuk do të respektohet dhe do të qëndrojnë aty të paktën deri në mesnatë.
KOHA JONË SONDAZH

