E ekzekutoi në janar, kapet vrasësi i Boçit
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.
Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
”Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”. 20-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D. Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera”.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj” në datën 16 janar të këtij viti, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital. Viktima, Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvin Disha, 27 vjeç, shokë me njëri-tjetrin u qëlluan sapo kishin dalë nga një restorant peshku së bashku.V dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë para ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

