E ekzekutuan në Itali, mesazhet prekëse për shqiptarin: Tani je engjëlli mbrojtës i të gjithëve
Kishte shkruar në Itali në përpjekje për të gjetur një punë… Por 23-vjeçari Viktorian Picaku u qëllua nga dy persona nga prapa, gjatë kohës që ndodhej në një prej shesheve të populluara, në Corato të Barit.
I riu nga Mirdita u vra nga të paktën dy persona, por policia italiane deri tani di që u larguan vetëm më motor. Viktorian Picaku u qëllua në kokë dhe kraharor, ndërsa goditjet rezultuan fatalë.
Ndërkohë, duket se gjatë kohës që jetoi në Itali, i riu shqiptar krijoi mjaft miq, kryesisht italianë. Shumë prej tyre në rrjetet sociale shprehin hidhërim për humbjen e mikut të tyre.
“Vëlla, pushofsh në paqe. Do mbetesh gjithnjë në zemrën time. Pa fjalë vëlla”, shkruan një mik i tij, ndërsa një tjetër shprehet: “U prefsh në paqe, nga tani je engjëlli mbrojtës i të gjithëve”.
“Të njihja prej pak kohësh, por e ndjeja që ishe një person i mrekullueshëm. Tani me siguri do të jesh në një vend më të mirë se ne. U prefsh në paqe mik”, shkruan një tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

