Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 12:31 Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës Dy raketa dhe, sipas vlerësimeve paraprake, një dron me motor reaktiv ranë në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës. Ministri polak i Mbrojtjes,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E ëma e 27-vjeçares që do të mbytej në Bunë me fëmijët: I shoqi e kërcënon me armë, ka krijuar lidhje tjetër

Aktualitet E enjte, 18 Korrik 2024 14:01
E ëma e 27-vjeçares që do të mbytej në Bunë me fëmijët: I shoqi e kërcënon me armë, ka krijuar lidhje tjetër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E ëma e 27-vjeçares që tentoi të mbytej së bashku me katër fëmijët e saj në ujërat e lumit Bunë ditën e djeshme në Shkodër, ka treguar se vajza e saj është në proces divorci prej 9 vitesh dhe se dhunohet nga bashkëshorti i saj.

Ajo rrëfeu se e bija i dërgoi një mesazh duke i thënë se “ndodhem tek ura e Bunës” dhe menjëherë njoftuan policinë duke arritur ta gjejnë në një lulishte përpara se të kryente aktin e rëndë.

Nëna e 27-vjeçares deklaroi në bnjë intervistë televizive se dhëndri pak muaj më parë i ka drejtuar armën duke e kërcënuar për shkak se kishte të një lidhje të dytë me një tjetër grua. Gjithashtu pretendon se ai ka dhunuar edhe fëmijët.

Gjyshja e fëmijëve kërkon që dhëndri të ndalohet nga policia,pasi sipas saj ai është shkaktari i gjithë kësaj situate. Po ashtu i bën apel shtetit që ta ndihmojnë vajzën e saj për t’i gjetur një shtëpi për ta strehuar sepse është me katër fëmijë të vegjël duke u divorcuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si ndodhi ngjarja?

Vajza kishte ardhur tek shtëpia jonë për shkak të problemeve që bashkëshorti i ka sjellë për 9 vite me radhë. Ne e kemi mbështetur gjithmonë vajzën dhe do vazhdojmë ta mbështesim pavarësisht situatës së vështirë. Po bënim një diskutim me vajzën sepse donte të bënte një aplikim në e-albania tek bashkia Shkodër për strehim por më tha se nuk kam lekë. I thashë t’i japë unë. Në diskutim e sipër mori fëmijët dhe doli jashtë. Këtë gjë e ka bërë disa herë. Pas pak kohësh na dërgoi një audio mesazh dhe tha se jam te ura e Bunës. Në atë moment njoftuan policinë, erdhën menjëherë dhe arritëm ta gjejmë. Nuk arrita të flas me vajzën sepse nuk na lejoi policia. Më pas në komisariat i ka dhënë dorën, i putha fëmijët dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetër sepse aq kisha. Më kanë thënë se është në një qendër por nuk e di se ku, nuk kam komunikuar ende me vajzën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përse vajza ka ardhur tek ju bashkë me fëmijët?

Vajza ka ikur nga shtëpia sepse bashkëshorti i saj kishte një lidhje të dytë me një grua tjetër edhe ajo me katër fëmijë. E ka kërcënuar disa herë vajzën time dhe e ka lënë të vetme me 4 fëmijë duke i thënë dil nga shtëpia. Madje e ka kërcënuar edhe me armë para disa muajsh. Vajza e ka denoncuar por nuk është marrë asnjë masë. Bashkëshorti ka dhunuar fëmijët dhe ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj vajzës time. Kjo histori vijon prej vitesh. Vajza ka qenë edhe në një qendër strehimi në Tiranë dhe ka patur urdhër mbrojtje por bashkëshorti i saj ka shkuar atje edhe pse nuk lejohej dhe ka takuar fëmijët. Madje ajo qendra tre ditë përpara se të dilte sepse 6 muaj ishte afati ia ka mbushur mendjen vajzës që të ribashkohet me bashkëshortin. Më përpara donin ta nxirrnin nga aty duke i thënë që shih e gjej një punë e shtëpi në një kohë që ajo është me katër fëmijë dhe nuk ka si të punojë. Shteti është në dijeni të gjithë kësaj historie por gjithë këto vite nuk kanë bërë asgjë.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Para 21 minutash
Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Para 43 minutash
“Jam zyrtar publik! Më jep 1 milion euro ose…”/ Si tentoi 25-veçari të mashtronte ndërtuesin

“Jam zyrtar publik! Më jep 1 milion euro ose…”/ Si tentoi 25-veçari të mashtronte ndërt...

Para 46 minutash

Çfarë kërkoni ju?

Ne duam që bashkëshorti i saj të ndalohet nga policia për gjitha ato që i ka bërë vajzës gjithë këto vite. I ka drejtuar armën, e ka kërcënuar, ka dhunuar fëmijët, e ka dhunuar psikologjikisht vajzën dhe gjithë kohën vetëm me mashtrime e probleme pa dashur t’ja dijë as për vajzën as për familjen. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë me gjithë çfarë ka bërë.

Cili është apeli juaj?

Ne jemi në kushte të vështira ekonomike. Burri im është me një kemp, unë mundohem të punoj dhe herë më paguajnë herë jo. Kërkoj që shteti të vendos dorën në zemër dha ta ndihmojë vajzën timë dhe katër fëmijët e saj të mitur. Kërkoj që t’i gjendet një shtëpi për strehim sepse ne e kemi të pamundur dhe po ashtu sa munden ta ndihmojnë. Ajo është me katër fëmijë dhe duhet që t’i përgjigjet, nuk ka se si të punojë. I kërkojmë shtetit që të reagojë ndaj gjithë kësaj situate dhe të gjendet një zgjidhje për vajzën time dhe fëmijët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës
Para 9 minutash

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë
Para 14 minutash

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime
Para 19 minutash

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 21 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 15 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 15 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.