E fejuara e hajdutit shqiptar, e tronditur: Nuk u vranë, për vetëmbrojte!

 

Gjergj Gjoni, 22 vjeçari nga Puka, që u vra të martën nga një pensionist italian, është në fokus të medieve italiane. Ai u vra pasi dyshohej se ai po tentonte të futej në shtëpinë e tij për të vjedhur.

Gjoni, ishte i fejuar me Mirelën, e cila ka qenë personi që ka denoncuar zhdukjen e Gjergjit dhe më pas ka identifikuar kufomën e tij në morg.

Ajo u shfaq e mbushur në lot dhe tronditur në intervistën për “TgCom24”. Mirela kundërshton versionin e pensionistit, i cili thotë se qëlloi për vetëmbrojtje.

“Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë”, thotë ajo në intervistën e saj. “Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”, pyet ajo me lot në sy.

Ndërkohë sipas dëshmisë së pensionistit, shqiptarin e qëlloi brenda në shtëpi dhe më pas e nxori jashtë trupin, por hetuesit nuk kanë gjetur shenja gjaku brenda në shtëpi, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë vrarë në shkallët e jashtme të shtëpisë dhe jo brenda saj.

 Ndaj tij ende nuk është ngritur ende akuza e vrasjes, pasi nuk kushtet e vetë-mbrojtjes do të thotë se mund të dalë i pafajshëm. Por nuk ka asnjë provë që i riu shqiptar të ketë qenë i armatosur.  

SHKARKO APP