E frikshme masakra në Pogradec, 44-vjeçari donte të vriste vajzën e tij vetëm 15-vjeç
E gjithë Shqipëria është e shokuar nga krimi makabër në Pogradec. Të afërmit e viktimës shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit. 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur. Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi.
”Gjyshja hyri të mbronte mbesën. Çekiçi donte të vriste vajzën për shkak se rrinte në telefon. Për 44-vjeçarin ka pasur denoncime nga nënëa, por ajo më pas i ka tërhequr ato. Kush është mjek që vendosi për lirimin e tij”, thanë familjarët për mediet.
Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Ai i preku kokën nënë së tij dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.