E fshehur në kamionin me kafe nga Guatemala, sekuestrohen 350 kg kokainë në portin e Pireut
Aktualitet E Enjte, 22 Korrik 2021 17:17
Policia Greke (ELAS) ka sekuestruar më shumë se 350 kg kokainë të fshehur në një dërgesë me kokrra kafe nga Guatemala në portin e Pireut.
Sipas mediave greke kokaina u gjet brenda 298 paketave dhe u vlerësua të vlente rreth 10 milion euro.
Ndërkohë deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me operacionin e kontrabandës.