E FUNDIT/ Operacioni për shpëtimin e turistëve në jaht, Kapiteneria e Durrësit jep detajet
Një jaht me turistë austriakë ka dhënë alarmin “SOS” në Detin Adriatik dhe burime bëjnë me dije se kapiteneria e Portit të Durrësit është nisur për t’i ardhur në ndihmë.
Mësohet se jahti në fjalë mban flamurin e shtetit të Austrisë dhe në të dyshohet se ndodhen tre turistë.
Bëhet me dije se ai ndodhet rreth tre milje larg brigjeve të Durrësit dhe deti paraqitet mjaft i trazuar për shkak të motit të keq ku forca e tij arrin në 6 ballë (lexo këtu).
Ndërkohë ka reaguar edhe drejtoria e Përgjithshme Detare për operacionin e shpëtimit e cila shprehet se po vijon operacioni për të shpëtuar Jahtin FRANCY që ka pësuar difekt në motorrë.
Njoftimi i plotë:
Kapiteneria e Portit Durres, Policia Kufitare, Roje Bregdetare po zhvillojne nje operacion shpetimi per te shpetuar Jahtin FRANCY me tre austriake ne bord qe ka pesuar difekt ne motorrë. Vete kapiteni i portit Tauland Allka eshte ne bordin e anijes Joni dhe po i afrohen jahtit qe era dhe koha e keqe po e shtyn drejt detit te hapur. Kjo eshte Administrata Detare qe duam.

KOHA JONË SONDAZH

