E gjithë Vlora në errësirë, OSSH: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës

E gjithë Vlora është në errësirë, përpos përmbytjes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton se energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.OSSH njofton se kjo masë është ndërmarrë për të evituar problematika të shtuara, dhe energjia elektrike do të ri-lidhet menjëherë sapo të largohet uji dhe të kontrollohen kabinat.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është goditur nga kushte atmosferike të këqija, duke u karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.

Për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik për shkak të prezencës së ujit, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) në Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizimin e situatës. Kjo do të shkaktojë mungesë energjie deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave”, njofton OSSH.

SHKARKO APP