E godita me qytë të pistoletës dhe u shkreh pa dashje

Gëzim Kajno i njohur në Durrës si biznesmen i fuqishëm ka treguar se si e vrau në lokalin e tij Asllan Kërtushën.

Ishte jashtë kontrollit dhe doja ta ndaloja, nuk doja ta vrisja. Kështu pronari i disa lokaleve në Durrës, Gëzim Kajno dëshmoi se si vrau Asllan Kërtushën.

Ai u tha hetuesve se Kërtusha i dehur po thyente tavolina e karrige dhe po fyente klientët në një prej lokaleve të tij pranë ujësjellësit.

Për ta ndaluar kushërinjtë Kajno u përpoqën ta nxirrnin me forcë. Jashtë ambjenteve të barit Gëzim Kajno tregoi se e qëlloi me qytë të pistoletës, por ajo bëri shkrepje të pavullnetshme dhe u plagos në krah kushëriri i tij Bledari Kajno.

Por pati edhe një shkrepje tjetër të pistoletës, për të cilën autori thotë se nuk di se si ndodhi. Kjo ishte shkrepja që i mori jetën Kërtushës, i njohur në ambiente si person agresiv dhe shumë i rrezikshëm nën efektin e alkoolit.

Më parë Asllan Kërtusha ishte i skeduar për vepra penale të ndryshme, kryesisht në fushën e lëndëve narkotike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë(Abcnews)

SHKARKO APP