E goditi me grusht dhe i mori jetën, 55-vjeçari viktimë për një apartament. Arrestohet autori

Një 55-vjeçar u vra për vdekje këtë të hënë në Vlorë. Armando Meshau, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e këtij krimi të rëndë. Viktima ka qenë në një kancelari për të printuar dokumente. Debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë.

55-vjeçari ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale. Më pas sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?