”E goditi me th@kë dhe iku me vrap”, detaje nga sherri i të rinjve në ”Qytetin Studenti”

Sherret mes të rinjëve nuk kanë të sosur në vendin tonë. Të tjera detaje janë zbardhur nga sherri me thika mes dy të rinjve në ”Qytetin Studenti” këtë të enjte, ku mbeti i plagosur me thikë 20-vjeçari Aron Demiraj.

Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe se 20-vjeçari ka marrë tre plagë me thikë. Të dy janë student, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. I riu 19-vjeçar ka plagosur me thikë 20-vjeçarin i cili ka marrë tre plagë. Për momentin ndodhet në gjendje stabël. Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Policia ka konfirmuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ka pasur edhe persona të tjerë, që kanë dhënë dëshminë. Dyshohet se fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas 19-vjeçari e ka goditur tre herë më thikë. Më pas autori është larguar me vrap. Ngjaja ka ndodhur afër një universiteti privat.

SHKARKO APP