“E hanë keq” shqiptari dhe italiani, fundosen pas kontrollit në makinë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy të rinj, një shqiptar dhe një italian ditën e sotme, pasi u është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në mjet.
Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni vjen në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë M.A, 21 vjeç dhe A.A, 24 vjeç banues në Ragusa.
Nga informacionet paraprake, dyshimet janë të forta se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në shpërndarjen e kokainës.
Dy të rinjtë janë dërguar në paraburgim, deri në caktimin e masës së dënimit për ta.
KOHA JONË SONDAZH

