E hënë, e martë… e dielë. Gjithë java me Vodafone GIGA TV

E kur më shumë se në ditë pushimesh dimërore, kur ndërsa jashtë bën ftohtë, bie borë apo fryn erë, dëshira më e ëmbël e secilit prej nesh është të rehatohet para televizorit e të shohë pa fund filma, koncerte, emisione, ndeshje futbolli. Plotësimi i kësaj dëshire kërkon shumëllojshmëri kanalesh e mundësi pa fund zgjedhjesh, të cilat Vodafone Albania po ua ofron shqiptarëve e që ne po jua propozojmë në këtë shkrim.

E kemi fjalën për eksperiencën më të re televizive në Shqipëri, që ofron argëtim si asnjëherë më parë dhe që është e vetmja me llogari të personalizuar për fëmijët. Është Vodafone GIGATV, me cilësi 4K e me funksionalitete të zgjuara, me përmbajtje të larmishme nga kanalet më të preferuara kombëtare e ndërkombëtare dhe me mundësi të shumta që ofrohen në çdo ditë të javës e për çdo anëtar të familjes, në ekranin e TV por edhe në aplikacion. 

E siç e thamë dhe pak më lart, më i rëndësishmi ndër të gjitha këto shërbime është modaliteti i fëmijëve dhe kontrolli prindëror që do t’u mundësojë prindërve  të regjistrojnë profilin e fëmijës dhe moshën e tyre në mënyrë që t’i shfaqen vetëm kanalet e dedikuara për moshën e fëmijës,  gjithashtu mund  të menaxhojnë kohën e qëndrimit para TV, duke programuar limitet dhe vendosur pse jo dhe orarin e gjumit, pikërisht atëherë kur pajisja (TV) fiket automatikisht. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Platforma Vodafone GIGA TV ofron 14 kanale interaktive “Vodafone TV Prime”; katalogu VOD (100+ filma/dokumentarë); akses në të gjitha regjistrimet (nga televizori ose celulari); push-to-TV – që të mund të filloni të shikoni në celular dhe ta vazhdoni në TV dhe anasjelltas; rirenditje të kanalave në TV; përmbajtje nga paketat e Vodafone TV Prime, Tring e Digitalb; multiscreen (që do të thotë  ke mundësi të shohësh programacione të ndryshme nga 3 pajisje paralele); pause/luajtja e përmbajtjes së drejtpërdrejtë televizive – kanale televizive specifike; ofrimi i mundësisë së rifillimit dhe rikthimit të ngjarjeve të drejtpërdrejta televizive; regjistrim dhe shkarkim të shfaqjeve të preferuara televizive; programim për të regjistruar programet në vijim, për të parë emisione që janë transmetuar deri në 7 ditë më parë duke përdorur funksionin Catch-Up të Vodafone TV; përmbajtje të palëve të treta, të integruara në platformë  – Amazone Prime Video (duke vendosur kredencialet e llogarisë tuaj personale). YouTube, DaVinci Kids, France 24 , falas.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Vodafone Giga TV është një përvojë e re që po u ofrohet shqiptarëve nga Vodafone Albania, rrjeti nr.1 në Shqipëri prej 21 vitesh dhe i vetmi rrjet i certifikuar nga UMLAUT për 5 vite radhazi si rrjeti më i mirë fiks dhe celuar.  Sepse qasja gjithmonë e më e madhe e familjeve shqiptare në epokën digjitale është një mision që vazhdon.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?