E hënë,Berisha në prokurori, Rama në gjykatë

 

Ish -kryeministri Berisha do të jetë diten e hene, date 9 mars, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar se çfarë di në lidhje me akuzat e Tom Doshit ndaj Ilir Metës. Ai u thirr nga prokuroria pas deklaratave të bëra në parlament. Berisha tha të enjten në parlament se kishte qenë në dijeni të këtij plani. Ai madje u shpreh se ishte në dijeni se çfarë ishte folur në zyrën e Ministrit të Brendshëm me Durim Bamin, përsonin që pretendohet se ishte pajtuar për të eliminuar Tom Doshin dhe deputetin e PD, Mhill Fufin. Ish -kreu i qeverisë do të jetë në prokurori në orën 9.00. Pas tij do të dëshmojë edhe deputeti Mhill Fufi. Në mesditë, Tom Doshi do të ballafaqohet me Mark Frrokun. Doshi ka deklaruar publikisht se ishte njoftuar nga Frroku se dikush po planifikonte ta vriste. Duket se deputeti Frroku ka dhënë një tjetër version te premten kur u pyet në prokurori. Informacionet jane se deputeti Frroku e ka mohuar te kete patur njoftim para deputetit Doshi per vrasjen,sipas tyre. Pala e policise dhe Ilir Meta thone se eshte e sajuar dhe krejtesisht i manipuluar si rast.

Kryeministri Rama do të jetë në Gjykatën e Lartë. Ai do të marrë pjesë në seancën e pajtimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanin. Rama e ka paditur Ristanin. Rama e paditi Ristanin për shpifje për shkak të detyrës, pasi Ristani, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD e akuzoi kryeministrin për një marrëveshje me Emiljano Shullazin dhe për lirimin e tij me qëllim që të kërcënonte liderin e opozitës. Të hënën e kaluar kryeministri mori pjesë në një seancë të njëjtë për një padi të ngjashme ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka. Asnjëri prej tyre nuk e pranoi pajtimin, ndërsa Rama tha se ai do të ishte prezent çdo të hënë për t’u treguar të vërtetën shqiptarëve se kush shpif.

Nderkohe ne sfond, diten e enjte PD do te pergatise , sipas saj , mitingun me te madh te viteve te fundit. Ish-kryeministri Berisha ka bere thirrje per rrezimin e Edi  Rames dhe Ilir Metes diten e enjte duke e quajtur 12 marsin si nje 20 shkurt 1991. Por se si do ti rrezoje kjo nuk thuhet; me pushtim te kryeministrise apo me futjen e turmes ne zyrat e Ilir Metes.

 

 

SHKARKO APP