“E hodhën të gjallë në rezervuar”/Si u vra 50-vjeçarja nga nipi i burrit dhe dy shokët

Zbardhen detaje nga krimi tronditës i ndodhur më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u vra 50-vjeçarja Drita Saliaj. 50-vjeçarja është vrarë nga nipi i bashkëshortit të saj dhe dy shokët e tij. Vdekja dyshohet se ka ardhur nga mbytja. Autorët, e kanë futur të gjallë brenda në rezervuar, por të lidhur këmbë e duar me litarë. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, familja Saliaj kishte një gjendje të mirë ekonomike dhe tre autorët e dyshuar janë futur në banesë për të vjedhur. Mirëpo, pasi janë futur në ambjentet e brendshme të shtëpisë janë ndeshur me 50 vjeçaren dhe nuk kanë gjetur paratë që do të vidhnin. Të arrestuarit janë Luiz Saliaj, 16-vjec dhe është nipi i burrit të viktimës, Sindi Shehaj 16-vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?