E jashtëzakonshme në Rinas, 7 avionë ulen në 5 minuta!
Stuhia e tmerrshme që pushtoi Tiranën, por edhe krejt zonën e Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Lezhës nga ku janë koridoret ajrorë me të rëndësishëm të uljes së avionëve në Rinas, krijoi një situatë të pandodhur në jetën e aeroportit të Rinasit; u ulën 7 avionë me pasagjerë për 5 minuta, çka asnjë praktikë botërore normale nuk e pranon se si mund të ndodhë.
Vorbulla ajrore e paparashikuar në këto përmasa mund të kishte rrëzuar ndonjerin nga avionët nëse vonohej ulja.
Por falë stafit të aeroportit të Rinasit, pilotët u udhëzuan të ulen njeri pas tjetrit në harkun e 5 minutave, duke siguruar ulje korrekte dhe pa asnjë problem për pasagjerët.
Natyrisht që përveç stafit të jashtëzakonshëm të Rinasit, që e menaxhoi situatën emergjente në mënyrë përfekte, rol kanë edhe pilotët të cilët në harkun e 5 minutave ulën avionët e tyre në pistë. Në aeroportin Heathrow në Londër të dhënat zyrtare tregojnë që gjatë orëve të pikut, mund të ketë një ulje avionash çdo 55 sekonda .
7 avionë në 5 minuta e pa imagjinueshme, por ja që ndodhi në Rinas!
Ndërkohë që moti po rëndohet skuadra e aeroportit ka pezulluar operacionet në pistë për rreth 30 minuta. Kjo për arsye të sigurisë së pasagjerëve, por sidoqoftë puna vijon normalisht. Madje në aeroportin e Tiranës po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e vendeve fqinjë.
KOHA JONË SONDAZH

