E joshi 39-vjeçarin dhe i mori 1.5 mln lekë, nuk ia dha. Ndiqet penalisht e reja

Një 24-vjeçare është vënë në ndjekje penale pasi i ka marrë një shumë prej më shumë se 1.5 milion lekësh një shtetasi, me anë të mashtrimit. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se ka nisur procedimi penal ndaj 24-vjeçares me iniciale J.V., banuese në Tiranë.

Ndaj saj ka depozituar kallëzim shtetasi me iniciale E.SH. 39 vjeç, banues në lagjen 5 Korçë, i cili deklaron se 24-vjeçarja, në periudhën 2014 -2015, i ka marrë një shumë prej 1 530 000 lekësh, por më pas nuk ja kthen, duke e mashtruar.

SHKARKO APP