E ka “topin” në derë, Prefekti i Kukësit: Këshilli s’ka të drejtë t’i heqë titullin Surroit

Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana ka në dorë “topin” për t’i dhënë fund ose jo debatit në lidhje me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin, që Këshilli i Qarkut verilindor mori sot.

Por cfarë mendon ai? 

Në një intervistë për Abcnews.al, Zenel Kuçana u shpreh se dosjen do ta shikojë dhe në momentin e duhur do të vendosë, por paraprakisht, ai paralajmëron rrëzimin e këtij vendimi, pasi thotë se mesa njohuri ka, “di që këshilli ka të drejtë që të japë dhe jo të heqë. Me ato njohuri që kam deri tani, megjithatë do e shoh” tha ai.

Intervista e plotë për Abcnews.al e prefektit të Kukësit

Zoti Gjici, tha sot se në fund e ka në dorë Prefekti?
Patjetër, do të pres kohën e nevojshme, do ta studioj bazën ligjore dhe të veproj në bazë të ligjit, rregullave.

Argumentet janë bërë publike, mbi të cilat u mor vendimi, ju cfarë mendoni?
Kur të kem dosjen përpara, do ta dal në një konkluzion dhe do të marr vendimin e duhur brenda ligjit.

Po deklaratën e kryeministrit do ta merrni parasysh në vendim?
Gjithsesi duhet parë ligji nëse bazohet kund për ta hequr një titull ose kush e ka tagrin, nëse e ka, do të shihet hap pas hapi dhe do ta dilet në një konkluzion të drejtë. Unë do të shoh dosjen, do ta krahasoj me ligjin dhe do të marr vendimin e duhur në kohën e duhur.

Një opinion për zotin Surroi keni?
Nuk mund të jap asnjë opinion tani sepse nuk ka më luftë klasash, dicka tjetër, nuk mund të bësh veprime, ajo ka 5 vite. Rezervohem që të jap prononcime të tilla. Ka 5 vite që është dhënë si titull, nuk mban përgjegjësi ai këshill që ka dhënë titullin se cfarë do të bëjë vetoni pas 5 viteve.

Shkelja nuk besoj se është aq e rëndë?
Nuk e di nëse ka kompetencë ligjore ky këshill për ta marrë atë vendim.

Këshilli e ka një të drejtë?
Unë di që këshilli ka të drejtë që të japë dhe jo të heqë. Me ato njohuri që kam deri tani, megjithatë do e shoh.

Po për të hequr kush ka të drejtë?
Duhet hapu ligji, sikur parashkruhet në ligj.

SHKARKO APP