E kap makineria e fabrikës, plagoset rëndë e humb jetën në spital 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Kamëz pasi ka mbetur i plagosur në punë. Sipas informacioneve zyrtare, sot rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP