E keni vizituar “Kullën Hupi”?

“Gur i rëndë në vend të vet.

Pas gjashtë vitesh emigrant në Greqi, Lulzim Hupi, u kthye përpara disa vitesh tek rrënjët në Bulqizë, ku e priste shtëpia e rrënuar e stërgjyshërve dhe ku me mendjen e muskujt e kalitur në emigracion, kursimet e vakteve të pangrëna, si edhe mbështetjen e shtetit ai e rilindi “Kullën Hupi”, e cila tanimë ia sjell në pragun e tij atje mes maleve e ajrit të pastër, bashkë me vizitorët nga Shqipëria, grekët, italianët, anglezët e të huajt e të tjerët që prenotojnë dhomat e konsumojnë ushqimin tradicional të zonës, duke u bërë burimi i shumë më tepër të ardhurave nga turizmi në rrënjën e vet, se sa nga puna për të tjerët në emigracion”- shkruan Edi Rama dhe poston videon e “Kullës Hupi”.

SHKARKO APP