E kishte lënë amanet, Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit

Këngëtarja e njohur Nexmije Pagarusha është përcjellë për në vendin ku do prehet përjetësisht siç e kishte lënë edhe amanet.

Banesa e saj e re tashmë ndodhet në Pagarushë të Malishevës.

Ajo ndërroi jetë të premten në moshën 86-vjeçare ndërsa nderimet dhe homazhet iu bënë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të dielën dhe më pas një akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e saj. Në këtë ceremoni, morën pjesë politikanë e artistë nga vendi dhe rajoni, miq, të afërm dhe qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse kombi ka humbur anëtaren më të dashur e më të çmuar, shkruan REL.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij tha se” kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar.

Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”.

Pas kësaj ceremonie, kortezhi ka parakaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, në të cilin morën pjesë shumë qytetarë. Presidenti i Kosovës kishte shpallur të dielën (9 shkurt) ditë zie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?