E kishte ndarë e fejuara dhe rrezoi avionin !

Dalin fakte të tjera nga rrëzimi i avionit të Germanëings, ku humbën jetën 150 persona. Piloti i parë, Patrick Sondenheimer, ka përdorur një sëpatë për të hapur derën e kabinës së mbyllur. Gazeta Independent shkruan se nga incizimet në kutinë e zezë, zbulohet se pasi ai është kthyer nga tualeti tentoi ta hapte derën e kabinës me një sëpatë, duke qenë se piloti i dytë Andreas Lubotz e kishte mbyllur nga brenda. Ndërsa avioni po pësonte humbje të madhe lartësie, Sondenheimer nuk arriti dot të hynte në kabinë për të marrë kontrollin. Kjo tragjedi ka shokuar mbarë botën. Nga hetimet e deritanishme mësohet se piloti i dytë Andreas Lubotz, që shkaktoi përplasjen, vuante nga depresioni prej disa kohësh. Së fundmi ai ishte ndarë edhe nga e dashura dhe po kalonte një periudhë jo të mirë.

SHKARKO APP