E ktheu shtëpinë në magazinë droge, shpallet në kërkim pronari nga Zall Heri

Policia e Tiranës ka zbuluar një sasi droge në një banesë të përshtatur si magazinë për tharjen e kanabisit, në Zall Her.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në bazë të informacioneve të marra u ushtrua kontroll në banesën në pronësi të shtetasit Shefqet Lozi, ku u gjetën degë hashashi në proces tharjeje dhe disa boçe.

Policia shpalli në kërkim pronarin e banesës së përshtatur si magazinë për tharjen e bimëve narkotike, ndërsa asgjësoi në vend bimët që u gjetën në banesë, me sasi rreth 50 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?