E kuqja e flamurit shqiptar tërbon anglezët anti-emigrantë: Pse rrethuan me flamur statujën e Churchillit!?

Në Britani nuk ndalon gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Pas gjuhës ksenofobike nga sekretarja e Brendshme britanike, 3500 shqiptarë u mblodhën para parlamentit të Anglisë, por që ka xhindosur politikanët dhe mediat me qasje kundra emigrantëve.

“Mail on Sunday“, gazeta më e madhe, në faqen e parë të së dielës, shpalos titullin: “Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve shqiptarët fyejnë Churchillin”.

Gazetari Sam Merriman, shkruan se protestuesit shqiptarë në mënyrë të paskrupullt e të paturp rrethuan statujën e Sir Churchill në qendër të Londrës me flamurin e tyre kombëtar.

Për këtë gazetë ka shkruar një editorial Nigel Farage, udhëheqësi Brexit ku thotë se “asnjëherë nuk e mendonte të shikonte një nivel të tillë mos-respekti”.

Mediat dhe politikanët anti-emigrantë janë sulur si nazistë ndaj shqiptarëve.

SHKARKO APP