E lënë në harresë nga burri, gruaja sajon grabitje për t’i tërhequr vëmendje

Një histori aspak e dëgjuar, u bë e njohur fillimisht për uniformat blu. Ata janë prezantuar me një grabitje të veçantë. Një histori si në telenovela, por që personazhet janë shqiptarë. E lënë në harresë, sipas saj nga bashkëshorti, shtetësia, Dalina Azuni, e frymëzuar nga serialet, sajoi një grabitje, pasi kishin një marrëdhënie të ftohtë prej kohësh.

Por ka qenë Policia e Tiranës, ajop e cila deklaron se ka arrestuar 29-vjeçaren, Dalina Azuni. Historia nisi të shtunën, rreth orës 04:40, ku policia kishte marrë një telefonatë se në fshatin Pinet, në banesën e shtetasit I. Azuni , ka hyrë një person për të vjedhur.

Sipas denoncimit, “grabitësi”duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen 29-vjeçaren Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh . Policia ka filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë përpara këtyre fakteve policia, ka filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se: Pas largimit të bashkëshortit të saj, Dalina Azuni, dyshohet t’i ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.

Swiss Digital Mobile Reklama

E reja ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?