E lumtur nga martesa me një Serb, historia e Linditës!

Ata vijnë nga Oseçina e Serbisë në Shqipëri për të gjetur fatin e tyre, duke u martuar me vajza nga vendi ynë. Historia e Linditës dhe Draganit nga fshati Gunajci i Oseçinës, është shembulli real i një martese e cila mund të funksionojë dhe ata kanë dy vjet që jetojnë të lumtur.

Dragani e kishte njohur Linditën përmes një shoku, e më pas kishte shkuar te shtëpia e Linditës, nga ky u prezantua me prindërit e saj. “Unë shkova atje dhe mora fjalën për të. Pastaj pritëm 15 ditë, meqë kjo është procedura e tyre, e pastaj unë me babanë tim shkuam ta marrim nusen”, rikujton Dragani.

900 kilometrat nuk kanë qenë pengesë për këtë martesë, as gjuha dhe as besimi. Dragani dhe Lindita tashmë janë shtylla e familjes. Babai i Draganit, Miqa është shprehur për B92 se është shumë i kënaqur. Ai thotë se djali i tij është i lumtur që ka marrë Linditën për nuse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindita, pasi ka shkuar në fshatrat e Serbisë të bashkëshortit, ka nisur të ambjentohet dhe të punojë në bujqësi. Nëna e Draganit, Sllavica thotë se Lindita është mësuar me traditat vendase dhe gatuan bukë e gjellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një serb i Oseçinës shprehet se janë disa fshatra si Gunajc, Dragodol, Skadar e Stava, ku djemtë kanë marrë mjaft nuse shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?