E martë e përgjakur, 3 të vdekur, 3 të plagosur

Tre persona humbën jetën mëngjesin e sotëm në Milot dhe në Korçë në dy aksidente të ndryshme.

Aksidenti i parë ndodhi në Korçe kur ‎një këmbësor është goditur nga një mjet dhe ka humbur jetën menjëherë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ai është Fatos  Kapushi, 40 vjeç banues fshatin Podgorie, Korçë, ndërsa viktima një 74-vjeçar nga Pogradeci.‎

Një aksident tjetër edhe më i rëndë, me dy viktima, ndodhi rreth orës 05:10 në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy automjete tip “Benz”, një me targa TR 0143 M dhe një LA 9785 A janë përplasur ndërmjet tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bën të ditur se mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga shtetasi B.M. rreth 35 vjeç, i cili udhëtonte me nënën e tij  T.M. rreth 65-vjece dhe bashkëshorten B.M. rreth 32-vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa në mjetin  me targa TR0143 M ishin drejtuesi i cili ka gjetur vdekjen në vend  si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital. Të dy shtetasit janë  akoma të pa identifikuar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?