E mbështet mazhoranca Arta Markun? Ja si përgjigjet deputetja socialiste

Deputetja e PS, Vasilika Hysi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se kritikët që kritikojnë zonjë Marku duhet të shikojnë ligjin e ri të funksionimit të Prokurorisë. Hysi thotë se me ligjin e ri, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kompetenca për hetimin e çështjeve.

Hysi thotë se qeveria mbështet edhe kandidatura të tjera, të forcave të ndryshme politike, por në rastin e kryeprokurores Arta Marku opozita zgjodhi që të mos marrë pjesë ne votim.

Pyetje: Në garën për kryeprokuror është edhe zonja Marku që e ka mbajtur detyrën me mbështetjen e PS

Vasilika Hysi: Kush e tha me mbështetjen e PS?

Po të marrim votimin e parlamentit janë 69 deputetë socialistë që kanë votuar zonjën Marku.

Vasilika Hysi: Ju keni shumë të drejtë kur thoni votimin, por cfarë të bëjmë në momentin kur opozita nuk do të marrë pjesë dhe heq dorë nga përgjegjësitë që ka në parlament. Kur është miratuar ai ligj është miratuar me konsensusin e shumicës dhe pakicës dhe është thënë që për një periudhë tranzitore ne nuk do zgjedhim një prokuror të përgjithshëm pa kaluar procesin e vettingut etj. Pra do caktohet një prokuror që është më i vjetri për të ushtruar përkohësisht detyrat e prokurorit të përgjithshëm. Është rasti i fundit që ne kemi patur një situatë të tillë, sepse me ligjin e ri Prokurori i përgjithshëm ka zv/prokurorin e Përgjithshëm. Çka do të thotë që në mungesë të prokurorit të përgjithshëm  do të ketë një zv.prokuror të përgjithshëm që do të ushtrojë kompetencat e prokurorit. Por për aq kohë që me ligjin që u shfuqizua prokurori i përgjithshëm nuk kishte zëvendës Kuvendi nuk mund të linte një vakancë, të linte një institucion pa pasur një person që të ushtronte kompetencat e prokurorit të përfgjithshëm

Të gjithë deputetët socialistë e keni mbështetur përmes votës?

Vasilika Hysi: Patjetër, por unë kam mbështetur edhe kandidatura që kanë bindje djathtas. Ne duhet të heqim dorë nga ky etiketim që i bëjmë njerëzve.

Ju pyes në aspektin personal për votën që dhatë për zonjën Marku, ku kritikët e akuzojnë për një një punë të dobët për dy dosjet e shit-blerjes së votës ka bërë një punë të mirë Marku që ju të rikonsideronit votën për të.

Vasilika Hysi: Kritikët para se të kritikojnë zonjën Marku duhet të studiojnë ligjin për funksionimin e Prokurorisë, pasi me ligjin e ri Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kompetenca për hetimin e çështjeve. Pra ne kemi decentralizuar prokurorinë. E para, e dyta ne duhet të mësohemi edhe me diçka tjetër që kompetencat që ka prokurorja e përgjithshme nuk janë kompetenca për çështjen sesa janë për mirëfunksionimin e institucionit. E them këtë pasi ne kemi konstatuar se në kuadër të reformës në drejtësi janë bërë disa ndryshime që kthejnë prapësht disa njohuri që ne kemi marrë në shkollë. Ka shumë nevojë e njohja e ligjit, pasi më pas do të gabojmë.

SHKARKO APP