E moshuara ndezi oxhakun, shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një banesë në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër.

Me mbërritjen në fshatin Zhulat, forcat zjarrfikëse kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë të gjithë banesën. Shërbimi ka ndërhyrë menjëherë dhe ka punuar për fikjen e plotë të zjarrit.

Mësohet se zjarri ka rënë në momentin kur e moshuara që banonte në banesë kishte ndezur oxhakun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë, Drejtoria e MZSh Gjirokastër vijon punën për neutralizimin e plotë të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?