E moshuara që mbledh kanaçe shkon në SPAK, doli pronare në aferën e inceneratorëve

Dalin pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve, por në realitet vuajnë për të siguruar bukën e ditës. Personazhi tjetër është Merita Hajdari, të cilës i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve.

Hajdari rezulton të jetë tepër e varfër pasi pasuria e vetme që ka është një thes i grisur me të cilin grumbullon kanaçe në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.

Zonja është paraqitur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media. Ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh, dhe se nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish.

SHKARKO APP