E nisëm nga fundi dhe jemi këtu… (Foto)
Këto foto të rralla janë bërë nga Nicole Bengiveno kur Shqipëria po përjetonte ditët e fundit të komunizmit.
Duket se Shqipëria kishte prekur fundin. Ishim një nga vendet më të varfra në planet.
Sot, 26 vjet më pas, Shqipëria ka ndryshuar shumë, edhe pse pesimizmi mbetet i madh.
Por në këto ditë kur kemi kaq shumë pikëpyetje, një autor i revistës ‘Finance Magnates’ e cilëson Shqipërinë një diamant që po pastrohet dhe del në dritë.
David Gyori ka takuar 25 bankierë kryesorë në Shqipëri dhe ka mbetur i befasuar.
“Përpara se të ulesha në aeroportin Nënë Tereza (ajo është shqiptare), kisha frikë. Mendoja se do shkoja në një vend absolutisht të paorganizuar, të pabesueshëm dhe pa shpresa. Isha totalisht i gabuar. Isha viktimë e stereotipeve negative për këtë vend (krimi, korrupsioni, mungesa e transparencës, varfëria e shumë të tjera)”, citon ai.
Gyori ka mbetur i befasuar nga një vend me ambicie, ku njerëzit flasin përgjithësisht mirë anglisht, janë të hapur dhe kanë një edukim të mirë.
“Bankierët me të cilët fola më thanë se gjatë 10 viteve të fundit vendi ka njohur një trend të ri, me të rinj që thuajse të gjithë shkojnë në universitet dhe studiojnë më tej. Bankat kanë një treg të fortë pune, nga i cili përzgjedhin kolegët e rinj të mirëedukuar dhe konkurrues”.
“Bazuar në gjithçka kam parë dhe përjetuar, Shqipëria është si një diamant i çmuar, që ka kaluar një proces të vështirë dhe të dhimbshëm, por që po jep fryte, një proces që po e bën diamantin të shndritshëm dhe të njohur gjerësisht. U uroj gjithë të mirat”.











KOHA JONË SONDAZH

