E pabesueshme:92 vjeçarja në Lezhë 2 muaj pa drita: “Natën është drita e syve, kur s’e ke më mirë të vdesësh”

 

 

Mrika Marku është 92 vjeçe, dhe jeton në këtë dhomë e vetme prej 13 vitesh, që kur djali i saj u largua në emigracion.E moshuara, nga Frani i Lezhës sikur të mos i mjaftonin problemet e moshës, të cilat është e detyruar t’i kalojë fillikat, prej dy muajsh jeton në errësirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes dëshpërimit të thellë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, të shkaktuar prej lodhjes nga kjo situatë, e moshuara thotë se më mirë të mos ishte gjallë se sa të jetojë kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pa drita, më mirë të vdesësh. Pse e do veten gjallë pa dritë?! S’ka njeriu dhe jemi në moshë të vjetër se drita është drita e syut me pa”. E moshuara tregon se përshkak të mugesës së energjisë një natë është rrëzuar nga shkallët duke pësuar lëndime në trup.

92 vjeçarja na tregon se i detyrohet OSHEE një debi prej 270 mijë lekesh të reja, por me pensionin që merr, vetëm 71 mijë lekë, e ka të pamundur të shlyejë borxhin.

Në këto kushte ka një lutje.

“Me më fal borxhin. Nuk kërkoj drita për televizor, vetëm një llambë”

 

Por rasti i nënë Mrikës, nuk është rasti i vetëm në këtë fshat, pasi edhe shumë familje të tjera, mbi 30 % e tyre jetojnë pa energji prej dy muajsh pasi nuk kanë të ardhura për të paguar fatyrat e prapambetura.

Ndërsa, vetëm një javë më parë, Ora News bëri publike një tjetër rast në fshatin Fan të Mirdites, ku 99-vjeçarja Barbulla Pepa jetoi për dy muaj në errësirë të plotë, derisa një biznesmen pagoi detyrimet e prapambetura të saj për energjinë elektrike.

92 vjecara pa drita

92-vjeçarja Mrika Marku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?