E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në trotuar në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari
60-vjeçari B.Hysa i cili mbeti i lënduar pasditen e djeshme nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit” ka ndërruar jetë në spital.
Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja E. Garo.
Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si A. Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve B. dhe V. Hysa.
29-vjeçarja E. Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar.