E premte e zezë! Lumenjtë ”i marrin jetën” 4 personave

Tragjike është kjo e premte dhe jo nga Covid-19. Katër persona kanë humbur jetën në lumenjtë e Shqipërisë. Një 39-vjeçar dhe një i mitur, u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në lumin Buna. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme por trupat e pajetë u gjetën vetëm mëngjesin e sotëm.

Më pas lumi Vjosa do të merte jetën e një tjetër të riu. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Cakrani i Fierit. Ky i fundit kishte shkuar të lahej në Vjosë me dy shokët e tij. Kur pa se rryma po e merte me vete, i riu kërkoi ndihmën e shokëve, por këta të fundit menduan se po tallej. Neglizhenca i kushtoi shumë shtrenjtë, pasi kur kërkuan ndihmë ishte tepër vonë.

Tragjedia më e fundit u shënua në Dibër, ku një fëmijë u mbyt në lumin Drin i Zi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të fshatit Selane pranë Peshkopisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?