E rëndë në Berat, 54-vjeçari përdhunon të miturën, arrestohet
Policia e Beratit ka vënë në pranga një ditë më parë një 54-vjeçar për akuzën e përdhunimit ndaj një të miture.
Resmi Turani 54 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, gjithashtu banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

